Shasivar Haxhijaj konfirmon kandidaturën për deputet nga radhët e PDK-së

06 tetor 2024 | 20:13

Ish-luftëtari i UÇK-së, Shasivar Haxhijaj përkes llogarisë së vet në “Facebook”, ka konfirmuar propozimin e kryetarit, Ali Nimanaj dhe mbështetjen unanime të të gjitha stukturave të Degës së PDK-së në Istog, se do të jetë në listat zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet Nacionale të 9 shkurtit 2025.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq, shokë e bashkëpunëtorë.

Sot ndjehem shumë i nderuar që me propozimin e Kryetarit Ali Nimanaj dhe me mbështetjen unanime të të gjitha stukturave të Degës së PDK-së në Istog, po e filloj një rrugtim të ri.

Nga sot, bashkërisht vendosem që unë të jem pjesë e Listës Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet Nacionale të 9 shkurtit 2025.

Kosova ka nevojë gjithherë për kontributin e secilit nga ne.

Andaj, me bindje e me besim të plotë, pres të kem përkrahjen tuaj që bashkërisht me të gjithë ju, ta shndërrojmë vendin tonë, Kosovën, në një vend ku arsimi e shendetësia të jenë cilësore, ku zhvillimi e barazia, kultura, sporti e trashëgimia të jenë vlerat e së tashmës dhe të ardhmes sonë.

Do të jem gjithherë i gatshëm dhe në shërbimin tuaj, për ta bërë Kosovën një vend të dashur e të mirë për të gjithë ne.

Shasivar Haxhijaj  #PDK  #Bedrihamzapërkryeministër

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri shqiptar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur…