Shatri do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë
18 qershor 2020
| 13:50
Ish-basketbollisti dhe trajneri i njohur i basketbollit, Fikret Shatri po planifikon të thyej edhe një rekord në vrapim.
Shatri nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se me 2 korrik do të nisët nga Prishtina për të vazhduar me vrapim deri në Tiranë.
“Edhe 15 ditë…. Prishtinë-Tiranë 257 km. Vrapi i shqipes nga Skënderbeu në Skënderbe. 2 korrik nga ora 18:00”, ka shkruar Shtari, i cili ditë më parë ka vrapuar nga Prishtina në vendlindjen e tij, Istog.
(V.Z / Epoka e re)