Shatri: Rishikimi i vendimeve të Qeverisë Haradinaj, fillim i spastrimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës ka paralajmëruar rishikimin e vendimeve të marra pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në korrikun e vitit të kaluar. Por, Haki Shatri, këshilltar i Ramush Haradinajt, në kohën sa ishte kryeministër, ka thënë se ideja e Kurtit për rishikimin e vendimeve është fillim për ndryshim dhe spastrim.
Shatri ka thënë se ato vendime janë marrë duke u bazuar në Zyrën për Legjislacion.
“Është përgjegjësia dhe kompetencë e kryeministrit të ri, ka të drejtë të dyshojë mos janë vendime të padrejta. Çdo vendim që është marrë nga korriku e deri në ditën e zgjedhjeve të Qeverisë së re kanë qenë emergjente të bazuara në bazë të Zyrës për Legjislacion. Le të fillojnë me ndryshime që mund marrin një erë spastrimi”, u shpreh Shatri.
Ai ka folur edhe për prioritetin e Qeverisë se re, atë të heqjes së taksës dhe vendosjes se reciprocitetit, për të cilën shprehu dilemë se Kurti nuk e nënkupton reciprocitetin.
Gjithashtu Shatri theksoi se rishikimi i vendimeve do të ketë pasoja materiale.
“Revokimi i Qeverisë mund të ketë pasoja materiale dhe të rrjedhjes së ngjarjes që lidhen me strukturën që iu kanë ishkimi i vdestinua këto vendime. Nuk mund të jenë shumë sepse vendimet kanë qenë të matura dhe me një numër të kufizuara”, ka thënë Shatri, për Ekonomia Online.
Kurse, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se vendimi i Kurtit për rishikim do të shfuqizojë vendimet që kanë shkaktuar pasoja dhe kanë qenë të dëmshme për vendin.
Ai potencoi se ky rishikim është i ligjshëm, por kërkoi nga Albin Kurti që mos të jetë arbitrar.
“Rishikimi i gjitha vendimeve që janë marrë nga qeveria e kaluar në dorëheqje nëse realizohet është e rëndësishme për të bërë një korrektim të gjitha atyre vendimeve që kanë prodhuara pasoja dhe janë të dëmshme për vendin dhe buxhetin e shtetit si dhe mirëqenien e qytetarëve. Procesi i rishikimit është i ligjshëm dhe mund të bëhet, por jo të ketë arbitraritet. Qeveria e kaluar në dorëheqje nuk ka pasur legjitimitet që të marr vendime”, tha ai.