
Shawn Mendes flet sërish rreth orientimit të vet seksual
10 prill 2019
| 12:10
Shawn Mendes ka folur përsëri për thashethemet që kanë qarkulluar rreth seksualitetit të tij gjatë disa vjetëve të fundit. Këngëtari 20-vjeçar shpjegoi se pse ai mendon se këto spekulime janë të dëmshme.
“Tmerrohem kur njerëzit marrin përsipër gjëra për mua. Kjo është arsyeja pse unë jam kaq i zemëruar. Ndihem sikur duhet të takohem me dikë, me një vajzë, në publik, për t’ua dëshmuar njerëzve se unë nuk jam homoseksual”, ka thënë Shawn për ‘The Guardian’.