
ShBA dhe Arabia Saudite, drejt marrëveshjeje paraprake për bashkëpunimin bërthamor
13 prill 2025
| 15:12
Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite pritet të arrijnë një marrëveshje fillestare për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe teknologjisë bërthamore për qëllime civile, njoftoi sot sekretari amerikan i Energjisë, Chris Uright, gjatë një konference për shtyp në Riad.
Më herët, të enjten, Uright vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe, ku theksoi se ShBA i sheh Emiratet, Arabinë Saudite dhe Katarin si partnerë strategjikë për të përballuar kërkesën gjithnjë në rritje për energji, një kërkesë e nxitur nga zhvillimi i teknologjive të avancuara.