
ShBA dhe Australia ndalojnë hyrjet për vizitorët nga Kina
Vendet në të gjithë botën po mbyllin kufijtë e tyre për të ardhurit nga Kina, teksa zyrtarët përpiqen të vënë nën kontroll epideminë e koronavirusit të panjohur.
Së fundmi SHBA dhe Australia thanë se nuk do të lejojnë hyrjen në vend të vizitorëve që kanë qenë në Kinë kohët e fundit, ku dhe u shfaq fillimisht virusi i panjohur në fillim të dhjetorit.
Fillimisht masa të tilla kufizimesh udhëtimi ishin njoftuar nga Rusia, Japonia, Pakistani e Italia.
Megjithatë, zyrtarët botërorë thonë se janë kundër masave të tilla izoluese, shkruan “TCH”.
“Kufizimet e udhëtimit mund të shkaktojnë më shumë dëm se avantazh pasi pengojnë këmbimin e informacionit dhe dëmtojnë zinxhirin e furnizim mjekësor”, tha dje kreui Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke shtuar se mbyllja e kufijve do të shtojë hyrjen ilegale dhe të pakontrolluar të personave.