SHBA do njohje reciproke Kosovë-Serbi, Lajçak: Po punojnë bashkë në të njëjtin drejtim
I dërguari special i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se qëllimi i disa administratave amerikane për dialogun Kosovë-Serbi ka qenë marrëveshja për njohje reciproke.
Ai thotë se heziton të përcaktojë ndonjë afat kohor për dialogun, por thotë se SHBA-ja e mbështet fuqishëm këtë proces.
“Unë hezitoj të përcaktoj ndonjë afat kohor specific për dialogun. Por ne absolutisht ndajmë qëllimin e parnerëve tanë të Bashkimit Evropian për ta shtyrë procesin përpara, specifikisht për ta çuar përpara shpejt.
SHBA’të do të donin të kishte marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, ligjërisht të detyrusheme të hapë rrugën e qartë për integrim evropian për Kosovën dhe Serbinë. Ky ka qenë qëllim i disa adminstratave amerikane, me marrëveshje reciproke. SHBA’ja e mbështet fuqishëm këtë proces.
Ne do t’i inkuarojmë Beogradin dhe Prishtinën që të angazhohen seriozisht dhe t’i shtyjmë gjëra para sa më shpejt që është e mundshme”, tha Palmer në emisionin Desku në KTV.
Ndërsa emisari special i BE-së, për dialogoun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se kur Kosova të anëtarësohet në BE’ja, zëri i saj do të dëgjohet dhe do të respektohet.
“BE-ja punon si familje e shteteve që e respektojnë njëra-tjetrën dhe secli shtet pavarësisht sa i madh apo i vogël është, këtë nuk po e marrim në kosideratë, një ditë kur Kosova do të jetë anëtare e BE-së edhe zëri i Kosovës do të dëgjohet dhe do të respektohet”, tha Lajçak.
Ndërsa shton se beson që Kosova do të anëtarësohet në BE, ndërsa thotë se kjo nuk mund të ndodh pa normalizimin e marrëdhënieve.
Ai thotë se po punojnë me të njëjtin drejtim me Palmer për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.