ShBA do të blejë 160 mijë tonë drithë ukrainas për të uriturit në botë

20 gusht 2022 | 17:48

Në javët e ardhshme, SHBA do të blejë rreth 160,000 tonë drithë nga Ukraina për të uriturit e botës, tha drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley.

Ai deklaroi se kjo dërgesë, një nga disa që agjencia e OKB-së po planifikon, është gjashtë herë më e madhe se dërgesa e parë e grurit ukrainas të organizuar nga OKB-ja që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Beasley tha se destinacioni përfundimtar i drithit që SHBA do të blejë nuk dihet ende.

OKB-ja vlerëson se 22 milionë njerëz në botë janë të uritur dhe se situata është veçanërisht e vështirë në Bririn e Afrikës.

Një anije që transporton rreth 25.000 tonë nga Ukraina në Afrikë është rrugës dhe pritet të mbërrijë në Xhibuti në fund të gushtit, nga ku drithërat do të dërgohen nga toka në Etiopinë veriore, tha Beasley.

Vitin e kaluar, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së bleu nga Ukraina gjysmën e drithit të nevojshëm për të ushqyer 130 milionë njerëz të uritur në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taulant Seferi ka firmosur me klubin e Vorskla Poltava, skuadër…