SHBA e shqetësuar nga sulmet ajrore të regjimit dhe Rusisë në Siri
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert: SHBA-të ndihen jashtëzakonisht të shqetësuara nga rritja e dhunës dhe nga sulmet e regjimit dhe Rusisë në Idlib, Gutën Lindore dhe rajonet e tjera të Sirisë.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë jashtëzakonisht të shqetësuara nga sulmet ajrore të regjimit të Bashar Asadit dhe Rusisë në Siri, përfshirë ato në Gutën Lindore dhe Idlib, transmeton Anadolu Agency (AA).
“SHBA-të ndihen jashtëzakonisht të shqetësuara nga rritja e dhunës dhe nga sulmet e regjimit dhe Rusisë në Idlib, Gutën Lindore dhe rajonet e tjera të Sirisë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, në një deklaratë me shkrim lidhur me këtë çështje.
Nauert tha se kanë marrë informata se në 48 orët e fundit regjimi ka përdorur armë kimike, duke theksuar nevojën për përfundimin e sulmeve.
Zëdhënësja Nauert vuri në dukje se mbështesin thirrjen e OKB-së për ndërprerjen e dhunës për dërgimin e ndihmave humanitare në Gutën Lindore dhe për evakuimin e 700 civilëve për shkaqe shëndetësore dhe tha se Rusia duhet të shfyrtëzojë ndikimin mbi Damaskun zyrtar.