SHBA: Gjykata e Lartë vendos kundër sindikatave publike
Gjykata e Lartë e SHBA vendosi të mërkurën se sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e sektorit publik, si mësuesit dhe policët, nuk mund të kërkojnë kuotizacione nga punonjësit që nuk janë anëtarë.
Vendimi shihet si një goditje për sindikatat sepse u heq atyre një burim të madh të ardhurash.
Ai shihet gjithashtu shihet si një fitore e madhe për aktivistët konservatorë, të cilët kanë punuar prej kohësh kohë për të kufizuar fuqinë e sindikatave publike. Sindikatat janë një bllok votimi i rëndësishëm për Partinë Demokrate.
“Gjykata e Lartë vendosi në favor të punëtorëve jo-sindikalë, të cilët tani do të jenë në gjendje të mbështesin një kandidat të zgjedhur prej tyre pa u dashur që për këtë të vendosin njerëzit që kontrollojnë sindikatat,” komentoi presidenti Donald Trump të mërkurën pas vendimit . “Humbje e madhe për arkat e demokratëve!” shkruante ai në Twitter.
Gazeta New York Times njoftoi të mërkurën se ky vendim mund t’u kushtonte sindikatave publike dhjetëra miliona dollarë. Ndërsa brenda sektorit privat, sindikatat përfaqësojnë vetëm 6.5 përqind të të punësuarve, njofton gazeta. /VoA