ShBA: Ish-medalistja olimpike sulmohet me mjet metalik nga një i pastrehë
Ish-fituesja e medaljes olimpike, Kim Glass, ka thënë se është sulmuar nga një person pasi ka dal nga një restaurant ku po drekonte.
Ngjarja ka ndodhur në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Glass ka thënë se është goditur në fytyrë nga një mjet metalik.
Dyshohet se personi në fjalë ishte i pastrehë. Sportistja e ka treguar momentin se si kishte ndodhur ngjarja.
“Ai kishte diçka në dorë në anën tjetër të rrugës. Më shikoj mjaft me urrejtje, ndërsa unë u ktheva të shkoja rrugës time. I thashë shokut tim, unë mendoj se diçka nuk shkon me të”, ka thënë ajo.
Medalistja olimpike ka thënë se kishte menduar se i dyshuari do ta godiste makinën por mjeti kishte përfunduar në fytyrën e saj.
“Mendova se ai do ta godiste një makinë. Por, më pas një tub i madh metalik më goditi si rrufe në sy. Më goditi këtu, Gjithçka ndodhi shpejt. Ai e hodhi mjetin metalik nga rruga dhe nuk ishte afër meje”, ka thënë ajo.
Kim Glass ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale teksa shihet syri i saj i ënjtur. Ajo në vitin 2008 me ekipin e volejbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kishte fituar medaljen e argjendtë.