SHBA: Izraeli do të lejojë “pauza humanitare” për katër orë çdo ditë

09 nëntor 2023 | 20:51

Izraeli do të fillojë të zbatojë “pauza humanitare” katër-orëshe në veri të Gazës çdo ditë për të lejuar njerëzit të largohen, tha Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi John Kirby e quajti lëvizjen një hap në drejtimin e duhur dhe tha se SHBA dëshiron që pauzat të vazhdojnë për aq kohë sa të nevojiten.

Amerika ende nuk e mbështet një armëpushim në Gaza në këtë kohë, tha zëdhënësi John Kirby.

Ai shtoi se SHBA synon që të paktën 150 kamionë humanitar që hyjnë në Gaza çdo ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vatikani ka thënë se personat transgjinorë munden nën rrethana të…