ShBA-ja arreston një ish-zyrtar që donte të spiunonte te Kina
Një ish-oficer i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në ShBA është arrestuar pas përpjekjeve për të spiunuar te Kina për Shtetet e Bashkuara.
Ron Rockwell Hansen, 58 vjeç është arrestua në rrugën drejt aeroportit në Sietëll, nga ku do të fluturonte për në Kinë.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ka bërë me dije se Hanseni akuzohet për përpjekje për të transmetuar informacione rreth mbrojtjes kombëtare dhe për marrjen e së paku 800 mijë dollarëve për të vepruar si agjent i Kinës, raporton “Rel”.
Ndihmësi i prokurorit të përgjithshëm, Jihn Demers, ka thënë se veprimet e dyshuara të Hansenit janë “tradhti ndaj sigurisë kombëtare” dhe “fyerje për ish-kolegët e tij të inteligjencës”.
Nëse dënohet për spiunazh në tentativë, Hanseni përballet me dënimin maksimal: burgim të përjetshëm.