ShBA-ja bëhet vendi i tretë në botë me të infektuar nga COVID-i

23 mars 2020 | 09:43

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në ShBA ka shkuar mbi 34 000, duke u bërë edhe zyrtarisht vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve. Deri më sot në këtë vend kanë humbur jetën 457 persona.

Derisa numri i konfirmuar i të prekurve me koronavirus po rritet, shumica e shteteve në ShBA kanë filluar ta aplikojnë masën që u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në  shtëpitë e tyre, derisa dalja lejohet vetëm për furnizim me artikuj ushqimorë dhe barna apo për kryerjen e ndonjë pune që domosdo duhet kryer.

Oregoni një urdhëresë të tillë e ka futur në fuqi të premten, pas Kalifornisë, Illinois, New Yorkut e New Jersey. Pritet që deri në orët e sotme të pasdites ndalesa për të dalë nga shtëpia do të vlejë për 20 për qind të popullatës në SHBA, raporton Zëri i Amerikës.

Shumica e rasteve të përgjithshme me koronvirus në ShBA janë zbuluar në New York, ku kryetari i New Yorkut, Bill de Blazio, ka vlerësuar se për 10 ditë spitalet e qytetit do të mbesin pa pajisjet vitale siç janë respiratorët.

Për shkak të një sërë kufizimesh, shumë punonjës kanë mbetur përkohësisht pa punë, shkollat janë mbyllur, kurse janë anuluar të gjitha aktivitetet në kishë siç janë martesat.

Miliona punonjës të shëndetësisë dhe atyre për gjendje të jashtëzakonshme nuk janë të pajisur edhe aq mirë sa për ta luftuar koronavirusin. U mungojnë maska mbrojtëse dhe respiratorë, e shumë prej tyre u mungojnë edhe pajisje për testimin e virusit – që tregon se kush është prekur.

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar sot se tre prodhues amerikanë të veturave – General Motors, Ford dhe Tesla – kanë marrë dritën e gjelbër për të filluar prodhimin e shpejtë të respiratorëve dhe pajisjeve tjera metalike që nevojiten për shërimin e infeksionit të koronavirusit.

Instituti për kontrollin e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i ka dhënë leje kompanisë nga Kalifornia “Cepheid”, që të fillojë me prodhimin e testeve për koronavirusit që brenda 45 minutave mund ta detektojë sëmundjen.

Qendrat në të cilat testohen qytetarët nga veturat e tyre janë duke u hapur në vende të ndryshme nëpër SHBA. Megjithatë, sistemin po e përcjellin edhe shumë probleme siç janë vonesat dhe mungesa e pajisjeve të ndryshme. Shumë persona që kanë simptoma dhe mjekët që i kanë dërguar për të kryer testin duhet të presin për orë të tëra e nganjëherë edhe me ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një foto, e publikuar nga një familje britanike, ka tërhequr…