
ShBA-ja bën thirrje për respektim të rezultatit zgjedhor në Shqipëri
28 prill 2021
| 20:58
Shtetet e Bashkuara thonë se respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime në Shqipëri, forcon demokracinë e saj.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price ka thënë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin e Shqipërisë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se do të punojnë në partneritet të ngushtë me kryeministrin, Edi Rama.
Përmes kësaj deklarate, ShBA-ja gjithashtu përgëzon opozitën për fushatën e saj të fuqishme.
Edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim përmes një postimi në “Twitter”, tha se “duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar”.