ShBA-ja blen armë me vlerë 6 miliardë dollarë për Ukrainën
Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë.
Siç shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv, ndër armët dhe municionet që do të blihen do të jenë radarë kundërajror, automjete të llojeve të ndryshme, raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, armë dhe municione për to, municione precize dhe sisteme kundër dronëve.
Sipas raportimeve, blerjet me vlerë 6 miliardë dollarë do të bëhen nga industritë ushtarake amerikane dhe do të jenë artikuj të rinj, që do të thotë se ato nuk do të arrijnë në duart e ushtrisë ukrainase për disa vite. Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën që kur ushtria ruse pushtoi territorin e saj në shkurt 2022 vlerësohet të ketë arritur në 45 miliardë dollarë.