ShBA-ja dhe BE-ja përshëndesin miratimin e propozimit francez

16 korrik 2022 | 21:33

Miratimi i konkluziove të propozimit francez është përshëndetur nga liderët e BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit i Këshillit Evropian, Charles Michel e cilësuan votimin si moment historik për vendin.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt të ardhmes evropiane”.

“Votimi i sotëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut i shtron rrugën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë javës së ardhshme”.

Ndërsa eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji njoftoi se të martën do të ketë një takim në Burskel për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare.

“E përshëndes votimin pas diskutimit disa ditorë në Parlament me çka Qeverisë i jepet mandat të pastërt për nisjen e Konferencës së parë bazuar në propozimin francez. Gëzohemi për hapjen e bisedimeve qasëse.

Të martën do të takohemi në Bruksel për konferencën e parë ndërqeveritare”, shkruan eurokomisrioneri Varheji.

“Përshëndes votën e Parlamentit të Maqedonisë që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se ky është një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka pësuar humbje nga Armenia me rezultat 58:70 (8:18,…