ShBA-ja dhe Britania bombardojnë disa objektiva të grupit rebel Houthi në Jemen

12 janar 2024 | 08:33

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë bombarduar disa objektiva të grupit të rebelëve Houthi në Jemen.

Këto bombardime vijnë si kundërpërgjigje ndaj Houthit të cilët kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq që nga nëntori.

Zyrtarët e grupit Houthi kanë paralajmëruar se ShBA-ja dhe Britania e Madhe do të “paguajnë një çmim të rëndë” për këtë “agresion flagrant”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka paralajmëruar masa të mëtejshme të mundshme për të mbrojtur popullin dhe rrjedhën e lirë të tregtisë ndërkombëtare.

Kurse, kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se sulmet ishin “të nevojshme dhe proporcionale”.

Në sulmet ajrore të ShBA-së dhe Britanisë ishin pjesë edhe Holanda, Australia, Kanadaja dhe Bahreini, ndërsa Arabia Saudite tha se po e monitoron situatën me shqetësim të madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme e Iranit dhe grupi terrorist libanez, Hezbollah,…