ShBA-ja dhe Kina afër fundit të ‘luftës’ tregtare
23 nëntor 2018
| 11:14
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka thënë të enjten se është “shumë i përgatitur” për takim me presidentin e Kinës, Xi Jinping, javën tjetër në kuadër të samitit të G20 në Argjentinë, dukë bërë me dije se mund të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës tregtare.
Pekini dhe Uashingtoni kanë qenë të mbyllur në një luftë tregtare që nga kjo verë, pasi ShBA-ja vendosi tarifa ndëshkuese për mallrat kineze me vlerë 250 miliardë dollarë në vit.
Si hakmarrje, Kina ka imponuar tarifat në vlerë 110 miliardë dollarë të mallrave të SHBA-së.