SHBA-ja dhe Rusia mbesin eksportueset më të mëdha të armëve

11 mars 2019 | 11:28

Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Kërkime ka treguar se Shtetet e Bashkuara mbesin eksportueset më të mëdha të armëve në botë, teksa Rusia është renditur e dyta.

Bazuar në raportin e publikuar nga ky grup më 11 mars, hapësira në mes të Shteteve të Bashkuara dhe gjithë pjesës tjetër të botës vetëm është zgjeruar në pesë vjetët e fundit, pasi eksportet amerikane janë rritur për 36 për qind në krahasim me 30 për qind të eksporteve sa ka qenë katër vjet më parë.

“Shtetet e Bashkuara kanë fuqizuar pozitën e tyre si furnizueset kryesore të armëve në botë”, ka thënë drejtori i këtij Instituti për Programin e Armëve, Aude Fleurant.

“SHBA-ja ka eksportuar armë në të paktën 98 shtete në pesë vjetët e fundit duke përfshirë aeroplanë ushtarakë, raketa balistike dhe një numër të bombave”, është shprehur ai.

Në këtë raport është theksuar hapësira në mes të Uashingtonit dhe Moskës në këtë aspekt.

“Eksportet e SHBA-së kanë qenë 75 për qind më të mëdha sesa ato të Rusisë në periudhën kohore 2014-2018”, është thënë në këtë raport.

Ky institut ka thënë se eksportet e armëve të Rusisë kanë rënë për 17 për qind në këtë periudhë kohore, për shkak të zvogëlimit të importeve nga India dhe Venezuela.

Sipas raportit, Franca është renditur në vendin e dytë, e përcjell nga Gjermania dhe Kina./rel/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përkatësisht Divizioni i Lojërave të…