SHBA-ja dhe Turqia përplasen për kurdët
Vetëm 2 ditë pas njoftimit të Rexhep Taip Erdogan se Turqia do të nisë një operacion masiv ushtarak në veri të Sirisë, për të luftuar kundër kurdëve, vjen edhe reagimi i Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni i bëri thirrje Ankarasë të tërhiqet e të mos sulmojë forcat kurde, aleate të SHBA-ve prej fillimit të luftës në Siri.
Një delegacion i lartë i Pentagonit zbritën në Ankara për t’u takuar me zyrtarët turq, por përkeqësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve kohët e fundit, nuk premton për arritjen e një zgjidhjeje.
Turqia i konsideron forcat kurde organizatë terroriste. Erdogan synon krijimin e një zone të sigurt në qytetet veriore të zëna nga kurdët, por Shtetet e Bashkuara druhen se lirimi i këtyre zonave do t’i jepte mundësi presidentit Assad të zgjeronte kontrollin e tij.
SHBA-të dhe Turqia janë në pikët më të ulët të raporteve pas vendimit të presidentit Erdogan për të blerë sistemet mbrojtëse raketore nga Rusia. Në kundërpërgjigje, Trump i anuloi Turqisë blerjen e avionëve luftarakë F-15.
Konflikti i fundit duket se do të vërë sërish në provë dy ish-aleatët e ngushtë të NATO-s.