ShBA-ja dhuron instrumente kirurgjike për ORL-në
25 janar 2018
| 13:02
Klinika e Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka pranuar një donacion me instrumente kirurgjike për kirurgji të qafës dhe sinuseve paranazalë, nga “Brother’s Brother Fondation” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Donacioni është iniciuar dhe realizuar nga Eugene Myers, nga Qendra Mjekësore Universitare e Pitsburgut-ShBA, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes të ofruar nga ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.
Profesor Myers, ishte në vizitë në Kosovë dhe Klinikën e ORL-së, vitin e kaluar, në shoqërim dhe përcjellje të Adem Limanit, ku edhe mbajti një ligjëratë profesionale nga lëmi i onkologjisë së kokës dhe qafës.