ShBA-ja do ta rrisë shitjen e produkteve ushtarake në Indi

14 shkurt 2025 | 08:19

Shtetet e Bashkuara do të rrisin shitjen e mallrave ushtarake në Indi duke filluar nga viti 2025 dhe se në vazhdim do të ofrojnë edhe avionët luftarakë F-35, tha të enjten presidenti amerikan Donald Trump.

“Do të rrisim shitjet ushtarake në Indi me shumë miliarda dollarë. Ne po hapim gjithashtu rrugën për t’i siguruar Indisë përfundimisht avionët luftarakë F-35”, u tha Trump gazetarëve.

Presidenti Trump nuk dha një afat kohor, por shitjet ushtarake në vende të tjera, veçanërisht për teknologjinë më të avancuar, si avioni F-35, zakonisht kërkojnë vite për t’u realizuar.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtypin pas një takimi me Kryeministrin indian Narendra Modi, Trump tha gjithashtu se vendet kishin arritur një marrëveshje që ndër të tjera parashikon që India të importojë më shumë naftë dhe gaz nga Shtetet e Bashkuara, për të zvogëluar deficitin tregtar ndërmjet dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para komunës së Gjilanit sot do të mbahet një protestë…