ShBA-ja do të heqë kompaninë “Xiaomi” nga lista e zezë

12 maj 2021 | 15:37

Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së do të heqë kompaninë “Xiaomi” të Kinës nga lista e zezë qeveritare. Ky vendim do t’i hapë rrugë investimeve të ardhshme nga prodhuesi i smartphone-ve me bazë në Pekin.

Tashmë pas këtij vendimi të dyja palët do duhet të bien dakord për të zgjidhur çështjen e tyre gjyqësore në vazhdim pa kontest të mëtejshëm. Kjo do të thotë se kompania Xiaomi dhe Washingtoni do të kenë një periudhë paqeje.

Një zëdhënëse e Xiaomi ka deklaruar se kompania po ndjek zhvillimet e fundit nga afër, por nuk ka dhënë asnjë detaj për vendimin e Departamentit të Drejtësisë.

Pas publikimit të vendimit, aksionet në kompani u rritën mbi 6% në Hong Kong./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta heroike e Popullit Shqiptar kundër okupatorëve barbar turq, fuqisë…