
SHBA-ja do të ndalë të gjitha ushtrimet ushtarake në Evropë
08 mars 2025
| 23:37
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar aleatët se nuk e ka në plan të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në Evropë, thuhet në një raport.
Vendimi, një nga më të fundit të Donald Trumpit për t’u larguar nga Evropa, do të tërheq Amerikën nga të gjitha ushtrimet, përveç atyre që janë rezervuar për sivjet.
Kjo do të thotë se shtetet e NATO-s tani do të detyrohen të planifikojnë ushtrimet pa pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane, më të madhes në Aleancë.
Trumpi vazhdimisht ka kritikuar shtetet e NATO-s që nuk kanë shpenzuar në mbrojtje, duke ia lënë krejt barrën SHBA-së.
Të premten, ai ka paralajmëruar Evropën se SHBA-ja nuk do të shpenzojë më në NATO.