ShBA-ja do t’i dërgojë 54 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën

27 shkurt 2022 | 15:14

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë bërë me dije të dielën se po dërgojnë rreth 54 milionë dollarë ndihma të reja humanitare në Ukrainë, ndërsa ajo po përballet me pushtimin rus.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ShBA-ja është e fokusuar në “nevojat urgjente humanitare të Ukrainës, si një pjesë e rëndësishme e përgjigjes sonë ndaj sulmit të paramenduar, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë”.

Kjo ndihmë e re që do të kanalizohet përmes OJQ-ve përfshin “sigurimin e ushqimit, ujit të pijshëm, strehimit, kujdesit shëndetësor emergjent, dimërimit dhe mbrojtjes”, ka thënë Blinkeni në një deklaratë.

Blinkeni ka thënë se ndihma e re do të ndihmojë gjithashtu grupet e ndihmës të mbajnë kontakte midis anëtarëve të familjes që janë ndarë nga lufta, “shpresojmë që të çojë në ribashkim në disa raste”.

Blinkeni ka lavdëruar vendet fqinje për pranimin e ukrainasve të arratisur “dhe ne po angazhohemi diplomatikisht për të mbështetur përpjekjet e tyre për të mbajtur kufijtë e tyre të hapur dhe për të ndihmuar ata që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”.

Shtetet e Bashkuara tani i kanë ofruar Ukrainës rreth 405 milionë dollarë ndihmë që kur Rusia ka pushtuar për herë të parë Ukrainën në vitin 2014 dhe ka pushtuar gadishullin e Krimesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut ka lëshuar atë që mund të ishte…