ShBA-ja do t’i shesë Ukrainës municion në vlerë prej 153 milionë eurosh
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar ndihmë shtesë për Ukrainën, duke ofruar 713 milionë dollarë (557 milionë £) në financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës, thonë zyrtarët.
Rreth gjysma e parave do të shkojnë në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera që e kanë ndihmuar Ukrainën, raporton Associated Press.
Përveç kësaj, ShBA do t’i shesë Ukrainës municion në vlerë prej 153 milionë eurosh.
Njoftimi u bë nga sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pas një udhëtimi në Kiev që u mbulua me fshehtësi për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë.