Në “Twitter”, ambasada amerikane në Serbi, ka shkruar se nuk duhet humbur mundësinë për të filluar një kapitull të ri në stabilitetin, bashkëpunimin dhe suksesin e Ballkanit Perëndimor. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar suksesin e marrëveshjeve të Uashingtonit të 4 shtatorit – ne nuk duhet ta humbasim këtë mundësi për të filluar një kapitull të ri të stabilitetit, bashkëpunimit dhe suksesit për Ballkanin Perëndimor!”, thuhet në postimin e ambasadës.