ShBA-ja e quan “kalim të çdo vije” sulmin rus në Summy

14 prill 2025 | 08:09

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, ka deklaruar se sulmi i Rusisë ndaj Summyt ka kaluar çdo vijë.

Duke shkruar në mediat sociale, Kellogg i ka përshkruajte sulmet me raketa balistike si “të gabuara”.

Ai ka shtuar se ShBA-ja mbetet e përfshirë në ndërmjetësimin për t’i dhënë fund konfliktit, duke thënë se kjo është arsyeja pse presidenti Trump po punon shumë për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Të paktën 32 persona, mes tyre dy fëmijë, kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve ruse të dielën në Summy.

Ndaj sulmit kanë reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Visar Ymeri ka shprehur shqetësimin e tij rreth zhvillimeve të…