ShBA-ja e shqetësuar për vonesën për emërimin e përfaqësuesve në KQZ

26 mars 2019 | 10:47

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është shprehur e shqetësuar për vonesën për emërimin e përfaqësuesve në KQZ.

“Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).  Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës.  Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike”, është thënë në deklaratën e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

“E nxisim presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës”, është theksuar në këtë deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe është në krye të listës së dëshirave të…