ShBA-ja, edhe 250 milionë dollarë ndihma për Ukrainën
28 dhjetor 2023
| 08:42
Shtëpia e Bardhë ka miratuar një këst tjetër të ndihmës ushtarake të ShBA-së për Ukrainën.
Vlera e kësaj pakete shkon në 250 milionë dollarë dhe përfshinë pajisje për mbrojtje ajrore, artileri, municion për armë të vogla dhe armë anti-tanke, kanë thënë zyrtarët amerikanë.
Kjo shënon financimin e fundit të disponueshëm pa miratimin e ri nga Kongresi, aty ku bisedimet kanë ngecur.
Ukraina në anën tjetër ka paralajmëruar se përpjekjet për luftë dhe financat e saj publike janë në rrezik nëse nuk jepen ndihma të mëtejme nga Perëndimi.