SHBA-ja është përfshirë nga një valë e rrallë stuhie dimërore

23 dhjetor 2022 | 22:03

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga një valë e rrallë stuhie dimërore. Shteti i Nju-Jorkut së bashku me Xhorxhian, Kentakin, Misurin, Maryland-in, Karolinën e Veriut dhe Oklahomën, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pritje të mbërritjes në orët e ardhshme të stuhive të paprecedenta të dimrit që mediat amerikane i kanë quajtur “ciklon bombë”.

Temperaturat akullnajore priten të kapin majat -57 gradë në disa zona malore të Wyoming.

“Kjo nuk është një ditë dëbore që e shijon kur je fëmijë, kjo është vërtetë serioze”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke iu referuar krizës aktuale të sigurisë në veri të…