SHBA-ja fut në listë të zezë Sali Berishën dhe familjen e tij

19 maj 2021 | 14:23

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se SHBA-të ia kanë ndaluar Sali Berishës dhe familjes së këtij të fundit hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rrjedhimisht, u është ndaluar hyrja në SHBA, Berishës, bashkëshortes së tij, Liri Berishës, djalit të tij, Shkelzen Berisha dhe vajzës, Argita Berisha Malltezi.

“Aktet të korrupsionit të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë kam caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinken në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faza e parë “play-off” e NBA-s nisi me dy fitore…