ShBA-ja garanton se nuk cenohet shtetësia e Kosovës

19 mars 2022 | 23:51

Dje një delegacion amerikan, i prirë nga Asistentja e Presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, Liz Sherwood-Randall, kanë qëndruar për vizitë në Kosovë

Randall takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti, teksa vizitoi edhe kampin Liya ku po qëndrojnë refugjatët afganë dhe kampin Bondsteel.

Në një njoftim të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, thuhet se Randall përsëriti përkushtimin e palëkundur të Amerikës për sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë rajonale të Kosovës.

“Kjo dëshmohet përmes udhëheqjes së qëndrueshme në misionin e Forcës së Kosovës (KFOR) të NATO-s dhe mbështetjen thelbësore për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) teksa vazhdon planin e saj 10-vjeçar të tranzicionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tutje, Asistentja për Siguri Kombëtare e ka falënderuar Osmanin e Kurtin për mbështetjen që Kosova e ka dhënë në strehimin e përkohshëm të refugjatëve afganë, për partneritetin e saj në luftën kundër terrorizimit dhe për aktet solidare të Kosovës me popullin e Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftimet në rrugë po vazhdojnë në qendër të portit strategjik…