ShBA-ja godet të dashurën e Putinit
03 gusht 2022
| 08:19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar listën e radhës të personave të sanksionuar që kanë lidhje me Rusinë apo që sponsorizojnë makinerinë e saj të luftës.
Në daljen e fundit për shtyp, Departamenti i Thesarit bëri me dije se në listën e sanksioneve këtë herë u përfshinë tre oligarkë rusë, dy kompani dhe katër individë të tjerë.
Mes personave të sanksionuar është dhe e dashura e presidentit rus Vladimir Putin, Alina Kabaeva.
Ish-gjimnastja olimpike për shumë kohë u shpëtoi sanksioneve të Perëndimit, por tashmë duket se përplasja është bërë dhe më e afërt.
Kabaeva mendohet se që prej nisjes së luftës në Ukrainë është strehuar në një vend të sigurt, madje pati edhe hipoteza se ajo qëndronte në një bunker bërthamor. /A2CNN