ShBA-ja heq fondet për Ukrainën, por sa e ka ndihmuar deri më tani?

02 tetor 2023 | 12:11

Kongresi amerikan ka hequr fondet e reja për Ukrainën në mes të kundërshtimit të republikanëve të linjës së ashpër, duke hedhur një hije mbi fatin e ndihmës ushtarake për vendin e shkatërruar nga lufta.

Uashingtoni ka qenë një mbështetës i rëndësishëm i Kievit.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se në shtator vendi kishte investuar gati 44 miliardë dollarë (mbi 41 miliardë euro) në ndihmë të sigurisë që kur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, raporton “Aljazeera.com”.

Pas vendimit të Kongresit, presidenti Joe Biden ka thënë të dielën: “Ne nuk mund të lejojmë në asnjë rrethanë që të ndërpritet mbështetja amerikane për Ukrainën… Kemi kohë, jo shumë kohë dhe ka një ndjenjë të madhe urgjence”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit…