ShBA-ja heq sanksionet ndaj kompanive të aleatit të Putinit
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka hequr sanksionet në tri kompani të lidhura me manjatin rus, Oleg Derispaska, i cili njihet si aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.
Heqja e masave ndaj gjigantit Rusal më pas kompanive, En+ and EuroSibEnergo ka ndodhur pasi Deripaska është larguar nga pozitat që ka pasur në këto ndërmarrje.
Manjati është i lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në ShBA.
Demokratët kanë kërkuar që të vazhdojë sanksionimi i kompanive, mirëpo Departamenti Amerikan i Thesarit ka thënë se sanksionet ndaj manjatit rus do të vazhdojnë të aplikohen.
Këto kompani janë futur në listën e zezë të ShBA-së në prill të vitit të kaluar, meqë administrata Trump pati shënjestruar njerëz dhe biznese që është thënë të kenë përfituar nga shteti i Rusisë dhe kanë qenë të lidhura me kryerjen e “aktiviteteve të dëmshme” në gjithë botën.
Aty janë përfshirë supozimet për ndërhyrje në zgjedhjet në ShBA si dhe sulmet kibernetike ndërkombëtare.