ShBA-ja i njeh si gjenocid masakrat në Mianmar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) të hënën i ka njohur si gjenocid masakrat e kryera në Mianmar ndaj popullsisë myslimane, të njohur si Rohingya.
Nga Muzeu Memorial i Holokaustit, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se shteti i tij i njeh si gjenocid krimet e kryera të ushtrisë së Mianmarit ndaj komuniteti pakicë të Rohingyas.
ShBA-ja e ka praktikë të vendos nëse diku është kryer gjenocid dhe në ndonjë rast, duhet të deklarojë publikisht përfundimin e tij.
Para kësaj, ShBA-ja e ka njohur gjenocidin armen përmes dy rezolutave të Kongresit të miratuara nga të dy dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe me njoftimin presidencial në vitin 2019. Njohja e gjenocidit armen është bërë pjesë të politikës së Shteteve të Bashkuara.
Përveç Holokaustit, gjenocidin e nazistëve ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ShBA-ja e njeh edhe gjenocidin në Kalifornisë gjatë pushtimit nga Meksika midis viteve 1846 – 1873.
Departamenti i Shtetit në ShBA i ka njohur zyrtarisht edhe pesë gjenocide të tjera: në Bosnje (1993), Ruandë (1994), Irak (1995), Darfur (2004) dhe zonat nën kontrollin e ISIS (2016 dhe 2017).