ShBA-ja ia dhuron shtatë dronë Policisë së Kosovës, Hovenieri: Do të jenë jetikë për zbatimin e ligjit
11 tetor 2023
| 11:50
Policia e Kosovës ka pranuar shtatë dronë si donacion nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Në një konferencë për medie ku është zyrtarizuar donacioni, ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier është shpreh i lumtur me një zhvillim të tillë.
“Jam shumë i lumtur që jam sot këtu, bashkë me juve, në këtë ceremoni për zyrtarizimin e një donacioni nga qeveria amerikane të shtatë sistemeve fluturake pa pilotë për Policinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Më tutje, Hovenieri është shprehur se këto sisteme fluturake, do të jenë jetike për zbatimin e ligjit në Kosovë.
“Duke marrë parasysh shkallën e veprimtarisë kriminale të grupeve të krimit të organizuara, këto sisteme do të jenë jetike për zbatimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë Hovenieri.