ShBA-ja ia kthen Irakut mijëra artefakte të lashta
03 maj 2018
| 10:53
Rreth 3 800 artefakte të lashta, që janë kontrabanduar ilegalisht nga Iraku dhe janë shitur në zinxhirin e dyqaneve Hobby Lobyy në ShBA, janë kthyer.
Zyrtarët e doganave të ShBA-së i dorëzuan ato tek ambasadori irakian, Fareed Yasseen, në rezidencën e tij në Uashington.
Hobby Lobby, dyqan që shet vepra arti, është pajtuar në korrik të vitit të kaluar të dorëzojë antikitetet dhe të paguajë 3 milionë dollarë për të zgjidhur një padi civile të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së.