SHBA-ja jep 550 milionë dollarë mbështetje shtesë për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 1 gusht për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sisteme raketash Artilerie me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS), që zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë thënë se kanë qenë kritike në luftën për të zmbrapsur trupat ruse dhe për të goditur linjat e tyre të furnizimit.
“Paketa e re prej 550 milionë dollarësh do të përfshijë më shumë HIMARS”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, raporton Rel.
Që kur presidenti, Joe Biden mori detyrën, kjo e çon totalin e ndihmës ushtarake të dhënë për Ukrainën në më shumë se 8 miliardë dollarë, tha Kirby.
HIMARS janë sisteme me rreze të gjatë veprimi dhe janë më precize sesa artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka në arsenalin e saj.