ShBA-ja kërcënon me sanksione bankat kineze që ndihmojnë Rusinë
Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen, të hënën, pas katër ditë bisedimesh me Kinën, se ajo ka paralajmëruar bankat dhe eksportuesit e vendit për të ndihmuar kapacitetin ushtarak të Rusisë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mbërritur në Pekin më herët të hënën, duke theksuar lidhjet e ngushta diplomatike të dy vendeve.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “TASS” ka raportuar se ministrat do të “diskutonin situatën në Ukrainë”, shkruan “The Guardian”.
Me këtë rast, Yellen, në një konferencë shtypi në Pekin, ka thënë: “Theksova se kompanitë, përfshirë ato në PRC, nuk duhet të ofrojnë mbështetje materiale për luftën e Rusisë dhe se do të përballen me pasoja të rëndësishme nëse e bëjnë këtë. Dhe unë përforcova se çdo bankë që lehtëson transaksione të rëndësishme që kanalizojnë mallra ushtarake ose me përdorim të dyfishtë në bazën industriale të mbrojtjes ruse, e ekspozojnë veten ndaj rrezikut të sanksioneve të ShBA”.