ShBA-ja kërkon nga Turqia të blejë raketa amerikane, jo ruse
Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka bërë me dije se është duke punuar për të bindur Turqinë, aleate në NATO, të blejë sisteme të mbrojtjes raketore nga SHBA-ja dhe jo nga Rusia.
Tina Kaidanow, ushtruese e detyrës së ndihmëssekretarit të shtetit për çështje politike-ushtarake, ka thënë se zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje t’i ofrojnë Turqisë sisteme “Patriot”.
Turqia ka tejkaluar sistemin “Patriot” dy herë gjatë procesit të përzgjedhjes, fillimisht duke zgjedhur një sistem kinez, pastaj duke u kthyer kah sistemi “S-400” rus.
Drejtuesit e industrisë kanë thënë se Turqia ka vlerësuar se blerja e “Patriotëve” kërkon më shumë transferime të teknologjisë dhe se Uashingtoni nuk është i gatshëm t’i ofrojë.
Por, ndihmëssekretari i Mbrojtjes, Kevin Fahey, ka thënë se Uashingtoni po bën më shumë përpjekje për të adresuar kërkesat e Turqisë.
“Turqia ka qenë e interesuar në sistemin ‘Patriot’, andaj po punojmë në këtë drejtim”, është shprehur ai.
Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s vazhdimisht i kanë thënë Ankarasë se sistemi rus i mbrojtjes raketore nuk mund të integrohet në sistemin ajror të NATO-s.