SHBA-ja kërkon që OKB-ja ta njoh Guaido-n si udhëheqës të Venezuelës
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence i bëri thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të mërkurën që të revokojë kredencialet e qeverisë së presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro në OKB dhe të njohë kreun e opozitës, Juan Guaido, si udhëheqës legjitim i vendit.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara kishin hartuar një rezolutë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve që ta mbështesin atë.
“Ka ardhur koha që Kombet e Bashkuara të njohin presidentin e përkohshëm Juan Guaido si presidentin legjitim të Venezuelës dhe të ulë përfaqësuesin e tij në këtë organ”, ka deklaruar Pence para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Diplomatët thanë se nuk ka gjasa që Uashingtoni të marrë mbështetjen e nevojshme për të miratuar një masë të tillë. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Pence propozonte një rezolutë në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh ose në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh.