ShBA-ja kishte dhënë 3.7 milionë dollarë për laboratorin e Wuhanit

12 prill 2020 | 11:40

“Qeveria e ShBA-së dha 3.7 milionë dollarë ndihmë për laboratorin e Wuhanit. Laboratori kinez, nga i cili besohet se ka pasur një rrjedhje të mundshme të koronavirusit, ka përdorur para të qeverisë amerikane për të realizuar hulumtime në lakuriqët e natës për të cilët shkencëtarët besojnë se janë burimi origjinal i shpërthimit vdekjeprurës”, kështu e nis shkrimin media e njohur “Daily Mail” për sa i përket laboratorit të koronaviruseve në Wuhan.

Laboratori është qendra e disa teorive të komplotit ku thuhet se është burimi origjinal i shpërthimit të koronavirusit. Instituti i Virologjisë në Wuhan ndërmori eksperimente koronaviruse mbi gjitarë të kapur më shumë se 1 000 milje larg në Yunnan të cilat u financuan nga një grant prej 3.7 milionë dollarësh nga qeveria amerikane.

“Instituti i Virologjisë Wuhan ndërmori eksperimente për koronavirusin mbi gjitarë të kapur më shumë se 1 000 milje larg në Yunnan, të cilat u financuan nga një grant prej 3.7 milionë dollarësh nga qeveria amerikane”, vijon më tej shkrimi.

Instituti ndodhet vetëm 20 milje larg tregut të ushqimit, ku fillimisht besohej se filloi shpërthimi. Ekspertët vazhdojnë të thonë se virusi është transferuar nga kafshë te njeriu dhe nuk është krijuar me laborator në Kinë siç pretendojnë disa teori konspirative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Walt Disney World” ka planifikuar t’ua ndërpresë pagat 43…