ShBA-ja konfirmon përkrahjen për institucionet e sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka pritur të enjten në takim të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Colleen Hyland.
Në këtë takim, ministri Mustafa e ka njoftuar diplomaten amerikane për gjendjen e përgjithshme në sferën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe zhvillimet e fundit në vend.
Ndërsa diplomatja Hyland ka thënë se ShBA-ja do të vazhdojë të ofrojë përkrahje në ngritjen e kapaciteteve për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përpjekjeve kundër korrupsionit.
Mustafa dhe Hyland janë dakorduar që institucionet e vendit të vazhdojnë përkushtimin e tyre kundër terrorizmit dhe rëndësinë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
/Epoka e re/