ShBA-ja konfirmon vrasjen e nëntë shtetasve amerikanë në Izrael

09 tetor 2023 | 15:00

Nëntë qytetarë amerikanë janë vrarë në Izrael. Kështu ka bërë me dije Shtëpia e Bardhë, përderisa luftimet mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit po vazhdojnë.

“Ne shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurve dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejt”, është thënë në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 500 në Gaza, që kur grupi militant palestinez Hamas, ka nisur sulme masive ndaj Izraelit më 7 tetor. Po ashtu, është raportuar se militantët e Hamasit kanë zënë dhjetëra pengje izraelite.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se…