ShBA-ja konfirmon: Wagner nuk është duke luftuar në Ukrainë

21 korrik 2023 | 22:42

Këshilltari për Siguri i ShBA-së, Jake Sullivan ka thënë se forcat e grupit mercenar “Wagner” nuk janë të përfshira aktualisht në luftën në Ukrainë.

Ky konfirmimin nga Amerika vjen pas që shefi i këtij grupi Yevgeniy Progozhin tha po të njëjtën dhe se janë fokusuar në Afrikë.

Luftëtarët e “Wagner” kanë luajtur rol kyç në operacionet ruse në Ukrainë, por që u tërhoqën pas dështimit në një kryengritje në Rusi gjatë muajit të kaluar.

Grupi mercenar rus ka qenë aktiv në disa vende afrikane, përfshirë Malin dhe Republikën Qendrore në Afrikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur takim pune me…