ShBA-ja, kurrë një ditë më të zezë se kjo që dy muaj
Numri ditor i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në nivelin më të lartë në gati një javë, pasi 2 474 persona vdiqën gjatë 24 orëve të kaluara.
Deri të mërkurën në mëngjes, 45 435 amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë muajin e kaluar, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.
Vetëm për një ditë në këtë shtet u regjistruan 26 558 raste të reja të infektimit dhe kështu shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 827 093.
Këto shifra i vendosin Shtetet e Bashkuara bindshëm në vendin e parë në botë, para Italisë, Spanjës e Francës.
Instituti për Matje dhe Vlerësime Mjekësore i Universitetit të Uashingtonit ka parashikuar se numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara në gusht do të arrijë në gati 66 mijë persona, mbi 5 mijë më shumë sesa ishte parashikuar më 9 prill.
Pavarësisht shifrave alarmante, presidenti Donald Trump ka paralajmëruar lehtësim të masave kufizuese për ekonominë dhe i ka përkrahur protestuesit që e kanë kundërshtuar izolimin.