ShBA-ja mbështet aleatët e saj evropianë në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi
Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Matthew Palmer, ka deklaruar sot në Beograd se taksa e vendosur nga Prishtina zyrtare është pengesë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe rrugën e tyre evropiane.
Ai ka thënë se Uashingtoni dëshiron që taksa ndaj Serbisë të hiqet.
Palmeri ka shprehur besimin se takimi në Paris më 1 korrik, do të jetë konstruktiv dhe do të “sjellë Beogradin dhe Prishtinën drejt marrëveshjes, e cila do të sjellë normalizimin e marrëdhënieve”.
I pyetur nëse ShBA-ja do të përfshihet në mënyrë aktive në këto negociata, për të ndihmuar përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së marrëdhënieve, Palmeri ka thënë se Amerika mbështet plotësisht atë që partnerët dhe aleatët e tyre evropianë punojnë për të lehtësuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.